Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punonjësit e HEC-it të Banjës bojkotojnë punën

Rreth 500 punonjës të Hidrocentralit të Banjës prej mbrëmjes së kaluar kanë hyrë në grevë urie dhe kanë bojkotuar punën. Ndërsa përfaqësuesit turq të firmës kontraktore janë shprehur se do rishikohen kërkesat e tyre.

Kjo është e disata herë që ata kanë dalë në protestë për kushtet e punës, duke kërkuar mos uljen e rrogave, heqjen e orareve të stërzgjatura në punë dhe pagimin e orëve shtesë nga ana e firmës.

Sipas tyre punonjësit turq trajtohen mirë, ndërsa ata shqiptarë diskriminohen.

Punonjësit e këtij Hidrocentrali në ndërtim shprehen se janë kërcënuar nga ana e punonjësve të policisë të thirrur nga firma kontraktore.

Ata shprehen se do t’i vijojnë protestat deri në plotësimin e kushteve dhe respektimin e kontratave nga ana e firmës.

Ndërkohë në mbështetje të protestuesve kanë dalë edhe sindikalistët të cilët kërkojnë kontrata kolektive për punonjësit e këtij HEC-i. Ndërsa bëhet e ditur se protestuesit janë duke tentuar të arrijnë një marrëveshje me drejtuesit e firmës, ku kërkohet të futet turni i tretë.

Shqiptarja.com 21.08.2014