Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE reagon ndaj akuzave për mbifaturim

Deklaratë e OSHEE:

Lidhur me disa deklarata spekulative të bëra sot nga ana e opozitës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike deklaron se:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vëren me shqetësim dhe keqardhje tentativën për dezinformim të opinionit publik lidhur me mbifaturime apo faturime afrofe të padrejta. OSHEE bën të ditur se ka marrë fund periudha kur faturat e shqiptarëve manipuloheshin në mes të natës me urdhra partie dhe penalizoheshin masivisht zona të tëra për të nxjerrë bilance të trukuara.

OSHEE garanton të gjithë abonentët e saj se veprimtaria e përditshme e shoqërisë për uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve është kryer dhe do të vazhdojë të kryhet në përputhje të plotë dhe në zbatimin me përpikëri të Legjislacionit Shqiptar, si dhe të Urdhrave dhe Udhëzimeve të Entit Rregullator të Energjisë. Veprimtaria e OSHEE monitorohet në mënyrë të pandërprerë nga ERE, Ministria e Energjetikes dhe Task Force e ngritur nga Qeveria Shqiptare. Aktiviteti është tërësisht transparent dhe baza ligjore ku bazohet puna e OSHEE mund të konsultohet nga kushdo në faqet e internetit të organizmave përkatës ligjvënës dhe monitorues.

Sektori i faturimeve në OSHEE funksionon mbi bazë të një udhëzimi në të cilën paralajmërohen masa të rënda ndëshkimore deri në ndjekje penale për cdo lexues që faturon me gabime të theksuara. Ndërkohë garantojmë cdo abonet si familjar ashtu edhe privat, se do të do të paguajë vetëm energjinë që konsumon.

OSHEE u rikujton të gjithë shqiptarëve se gropën ekonomike dhe krizën energjitike e krijuan ata që po akuzojnë sot OSHEE-në. Theksojmë se OSHEE është e vendosur dhe ka të gjithë vullnetin për të luftuar paligjshmërinë, vjedhjen e energjisë elektrike, si dhe paralajmëron zero tolerancë për të gjithë shkelësit, ndryshe nga praktikat e qeverisë së mëparshme, e cila inkurajoi abuzivizmin dhe shkeljen flagrante të ligjit.

energjia.al 21.08.2014