Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS, tarifë edhe për lexim sahatësh

Energjetika njeh vetëm shtrenjtim.

Ngarkohen sërish konsumatorët kosovarë.

Konsumatorët e energjisë elektrike përveç pagesës së tarifave me rritje ndaj KEDS-it, ata paguajnë edhe një tarifë fikse prej 2.50 euro. Kjo tarifë paguhet për të mbuluar kostot e leximit të njehsorëve, printimin dhe shpërndarjen e faturës tek konsumatorët. Por, zyrtarët e KEDS-it nuk e bëjnë aq të madhe këtë pagesë, pavarësisht që punonjësit, të cilët bëjnë leximin e njehsorëve paguhen nga kompania. Kjo tarifë fikse, e vendosur nga ana e KEDS-it, kundërshtohet dhe quhet zhvatje nga përfaqësues të të drejtave të konsumatorëve. Selatin Kaçaniku, nga organizata ‘Konsumatori’, thotë se kjo nuk është e drejtë. Ai shprehet se për kundërshtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të datës 4 mars e kanë kontestuar edhe këtë pagesë, e cila atëherë ka qenë 2 euro e 27 centë. “Në praktikat e inkasimit në Kosovë ne nuk kemi raste të tjera, që lejohet një taksë e natyrës së tillë me një emër të tillë, që është taksë për leximin e njehsorit”, thotë Kaçaniku.

Kosova Sot, 20.08.2014