Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HIB Petrol: Politika të përmbahet

HIB Petrol lut prokurorinë që ta kryejë punën në mënyrë profesionale, sa më shpejtë dhe pa u ndikuar nga presioni i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mënyrë që edhe të vihet në vend dinjiteti dhe të rikonfirmohet imazhi i mirë i kompanisë, i lënduar nga akuzat e pabaza.

“Duam t’ia rikujtojmë opinionit publik se HIB Petrol ka ushtruar një padi ndaj Komunës së Prishtinës pikërisht për dëmtim të imazhit dhe pret që e njëjta po ashtu të procedohet nga organet e drejtësisë”.

Mirëpo, si dhe deri më tash, e tëra që kompania jonë do të ofrojë është bashkëpunimi me institucionet e shtetit dhe asnjëherë ushtrimi i ndikimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në to.

Besojmë thellësisht se në fund do të provohet e drejta në anën tonë. “Po ashtu, e lusim kryetarin Ahmeti, të mos paragjykojë fajësinë tonë duke na quajtur “të pasur” ose “të fortë”, por duke harruar se ai është i forti në këtë mes, meqë është i pari i kryeqytetit dhe njeriu i dytë në partinë e tretë më të madhe në Kosovë”.

Ne mbesim me shpresë së gjyqësori i Kosovës do t’ia dalë ta ruajë pavarësinë deri në fund dhe asnjëherë të mos bie pre e presioneve ose shantazheve të politikës.

Portali Telegrafi, 20.08.2014