Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arrestohet administratori i minierës së Martaneshit

Vetëm disa orë pas tragjedisë në një nga galeritë private të Fushë Lopës në Martanesh, policia e Burrelit ka arrestuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të martës Shemsi Ballabanin, administrator, njëherësh dhe drejtues teknik i minierës. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.

Mëngjesin e djeshëm, në zonën e Fushë Lopës në Martanesh humbën jetën dy minatorë nga Komsia e Matit: 30-vjeçari Donald Barçi, baba i një fëmije dhe 53-vjeçari Xhemal Sela, baba i pesë fëmijëve.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 09:00 në një nga galeritë private në Martanesh.

Dy minatorët humbën jetën teksa punonin brenda në galeri. Nuk ka zgjatur shumë kur nga tavani i galerisë është shkëputur një masiv shkëmbor duke zënë poshtë dy minatorë, të cilëve u ka shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

Ora News, 20.08.2014