Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rezervat e gazit në Rumani

Rezervat e gazit që pritet të zbulohen në Detin e Zi mund t’i sigurojnë Rumanisë pavarësinë e saj energjetike.

Kryeministri Viktor Ponta vizitoi punimet që po kryejnë në det kompanitë “Exxon Mobil” dhe “Petrom” në një largësi prej 200 km nga bregu dhe thellësi 800 metra.

Kryeministri vlerësoi synimet e “Exxon Mobil” për të qenë i pranishëm në tregun rumun të gazit duke e inkurajuar për shpejtimin e procesit të kërkimeve. Ai u shpreh pozitivisht për projektet e ardhshme për kërkimin e burimeve të tjera të gazit në Detin e Zi.

“Lajmi i mirë është se Rumanisë i duhen këto rezerva të gazit natyror për të siguruar pavarësinë energjetike”, deklaroi Viktor Ponta.

Scan TV, 18.08.2014