Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OEK: Të ulet TVSH për energjinë në Kosovë

Oda Ekonomike e Kosovës është e shqetësuar për gjendjen energjetike të kohëve të fundit, andaj kërkon të ngrisë shqetësimin për paralajmërimet për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Një vendim i tillë sipas OEK-ut do të reflektoj në format e ndryshme negative në ekonominë kosovare, dhe se në masë të madhe është goditje veçanërisht për sektorin privat dhe mund të ndikojë dhe të rëndoj aspektin social në vendin tonë edhe ashtu të rënduar.

“Duke konsideruar gjithmonë që investitorët e huaj në Kosovë përbëjnë një mundësi për zhvillim ekonomik, një vendim i tillë për ngritje të çmimit të energjisë elektrike patjetër që do të ketë efektin e vet duke krijuar kushte jo të favorshme për ta dhe duke e bërë Kosovën një vend më pak të pëlqyer dhe të përshtatshëm për absorbim të investimeve të huaja.\”

“Ne konsiderojmë që një situatë e tillë do të rëndojë akoma më shumë gjendjen e bizneseve, veçanërisht të kompanive prodhuese, ku shpenzimet dhe kostoja për realizim të aktiviteteve të tyre biznesore do të rriten në vlera enorme dhe ekzistimi i tyre do të vihej në pikëpyetje\”, theksohet në reagimin e OEK-ut.

Shqetësime sipas OEK vijnë edhe nga kompanitë eksportuese të cilat janë tejmase të shqetësuara për paralajmërimet e fundit, duke parashikuar ditë të këqija për eksportet tona, në humbjen e aftësive konkurruese dhe mundësinë që të jenë konkurrent në tregjet e huaja, në rast se një vendimi tillë bëhet i plotfuqishëm.

Një rritje e tillë e çmimit të energjisë duke ulur aftësinë konkurruese për eksporte, na shtynë drejtë një situate tjetër, ku importet do të rriten dhe bashkë me to edhe varshmëria e Kosovës nga importi.

Çdo ngritje e mundshme e çmimeve do të duhej të amortizohej përmes një mase fiskale nga qeveria e vendit, siç do të ishte ulja e TVSH-së, masë kjo që do të ulte sadopak ngarkesën e madhe në çmim të energjisë elektrike.

Vetëm një bashkërendim i një ngarkese të tillë do të mund të ulte efektet negative të parashikuara nga ngritja e çmimeve të energjisë elektrike. Andaj, ne i bëjmë apel qeverisë së vendit që në rast se një masë e tillë aplikohet, bizneset tona do të duhej të suportoheshin përmes stimujve fiskal.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 19.08.2014