Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et, rekord prodhimi në 2013-ën

Gjatë vitit 2013 në Shqipëri prodhuan energji elektrike 80 centrale hidrike me fuqi të përgjithshme të instaluar prej rreth 240 MW nga të cilat rreth 44 MW përbëjnë Hec-et që nisën prodhimin po gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të ERE-s, prodhimi i përgjithshëm për vitin 2013 nga gjeneruesit privatë/koncesion ishte 759 GWh ose 11.1 % e prodhimit të përgjithshëm neto vendas të vitit 2013. Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2013 ndodhi edhe shkëputja e Hec-ve Ulëz, Shkopet dhe Bistrica 1, 2 nga prodhuesi publik KESH sh.a. Gjatë gjashtëmujorit të dytë këto Hec-e u administruan nga Kurum International sh.a dhe realizuan një prodhim prej 126 GWh nën administrimin e shoqërisë Kurum International.

Duke marrë parasysh që prodhimi maksimal i vitit 2010 përveç rritjes së kapaciteteve të instaluara në një masë të madhe u ndikua nga kushtet shumë të favorshme hidrike, nga grafiku vihen re tempet e larta të rritjes së prodhimit nga HEC-et e dhënë me koncension veçanërisht gjatë periudhës 2008-2013. Një rritje e konsiderueshme u vërejt gjatë vitit 2013 ku prodhimi nga këto Hec-e ishte 2.5 herë më i madh në krahasim me vitin e mëparshëm.

Kontribut të rëndësishëm në këtë rritje të prodhimit ka hidrocentrali i Ashtës, i cili gjatë vitit 2013 prodhoi 211 GWh ose 28% të totalit të prodhimit nga këto Hec-e.

Revista Montior, 19.08.2014

ecuria e prodhimit nga hecet private dhe te dhena me koncesion 2013
ecuria e prodhimit nga hecet private dhe te dhena me koncesion 2013