Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, apel banorëve të mos ndërhyjnë në rrjet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE (Ish CEZ Shperndarje) me qëllim reduktimin e humbjeve në rrjet që vijnë si pasojë e vjedhjes së energjisë elektrike ka vijuar aksionet për prerjet e abonentëve pa kontrata.

Njësia nr 3 në Drejtorinë Rajonale të Tiranës rezulton me numrin më të madh të abonentëve pa kontratë. Aktualisht, lexuesit në terren kanë raportuar mbi 1700 raste që furnizohen me energji elektrike pa e paguar atë. Mbështetur edhe në angazhimin e marrë nga Task- Forca e ngritur për këtë qëllim specialistët e OSHEE të njësisë 3 në kryeqytet kanë ndërhyrë për ndërprerjen e abonenteve pa kontratë dhe ofrimin e mundësisë për lidhje te reja nga ana e tyre me shoqërinë OSHEE. Bëjmë të ditur se nga 1700 raste të paligjshme vetëm 31 kanë aplikuar për kontrata me OSHEE. Në një situatë të tillë specialistët e OSHEE në terren të mbështetur edhe nga Policia e Shtetit mbështetur edhe në raportimet e lexuesve në terren kanë bërë konstatimin e vjedhjes së energjisë elektrike në kushte flagrance. Për pasojë policia ka bërë procedimet për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike.

Dje, më 15 Gusht 2014, OSHEE ndërmorri një aksion në zonën Babrru-Paskuqan, ku nga lexuesit janë raportuar 300 raste abonentësh pa kontratë. Specialistët tanë në terren u mbështetën nga forca të Komisariatit të Policisë nr. 5 në Tiranë pas kërkesës së bërë nga ana jone për mbështetje. Vetëm dje u bënë 6 kallëzime penale për vjedhje të energjisë elektrike ndaj shtetasve : Sami Neziri , Hysen Myftari, Rexhep Kovaci, Agron Dajci, Xhaferr Dajci dhe Vebi Kuka. Por menjeherë sapo është larguar policia dhe grupet e OSHEE-së, shtetasi Altin Hysen Myftari, 37 vjec, ka hipur në shtyllën e tensionit të ulët, për të bërë rilidhjen e energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme, ku ka gjetur edhe vdekjen.

Duke shprehur keqardhje të thellë për humbjen e jetës së 37 vjecarit , Altin Myftari, I bëjmë thirrje të gjithë banorëve këtij komuniteti të mos tentojnë të kryejë asnjë ndërhyrje në rrjetin e energjisë elektrike, pasi rrezikojnë seriozisht jetën. Autoriteti i vetëm që ka detyrimin dhe mundësinë për të kryer ndërhyrje në rrjet është stafi i elektricistëve dhe inxhinierëve të OSHEE, të specializuar për punime të tilla. Theksojmë se është krejtësisht e patolerueshme dhe tejet e rrezikshme ndërhyrja e cdo individi tjetër, ndërkohë që edhe për punonjësit tanë respektohen kushte të rrepta sigurie gjatë punimeve që kryejnë në rrjet. Ato nuk bëhen asnjëherë pa u stakuar më parë energjia elektrike në Fiderat e shpërndarjes.

energjia.al 16.08.2014