Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers: Të ardhurat për 6-mujorin, 316 mln USD

Kompania “Bankers Petrolium” realizoi 316 milionë dollarë të ardhura nga shitja e naftës në gjashtëmujorin e parë të vitit. Sipas një njoftimi zyrtar që “Bankers” shpërndau dje, të ardhurat për tremujorin e dytë të vitit 2014 ishin 171 milionë dollarë, me një çmim 86.68 USD për fuçi, me një rritje prej 18%. Në tremujorin e parë, të ardhurat shënuan 145 milionë USD me një rritje 29%. Çmimi i shitjes sipas çmimit referues Brent ishte rreth 79% e (109.67 USD /fuçi) në tremujorin e dytë kundrejt 81% të çmimit (108.21 USD/fuçi) në tremujorin e parë të 2014-ës. Për tremujorin e parë të vitit 2014, rentat ndaj qeverisë shqiptare dhe subjekteve që lidhen me to ishin 25 milionë USD (15% e të ardhurave) krahasuar me 22 milionë USD (15% e të ardhurave) në tremujorin e kaluar dhe 22 milionë USD (16% e të ardhurave) në tremujorin e dytë të vitit 2013. Fondet e gjeneruara nga operacionet për tremujorin e dytë të vitit 2014 ishin 94 milionë USD, një rritje me 13% krahasuar me 83 milionë USD për tremujorin e kaluar dhe një rritje prej 52% krahasuar me 62 milionë USD për tremujorin e dytë të vitit 2013. Sipas të dhënave financiare deri në 30 qershor 2014, kompania vazhdon të ruajë një pozicion të fortë financiar, me të holla 55 milionë USD dhe një kapital qarkullues prej 191 milionë USD. Në 30 qershor 2014, kompania ka tërhequr këstin prej 104 milionë USD nga vlera e kredisë së miratuar prej 224 milionë USD. Prodhimi deri më sot dhe për tremujorin e tretë të vitit 2014 është mesatarisht 21 500 fuçi në ditë nga vendburimi Patos-Marinëz, ose 4.2% më i lartë se mesatarja e prodhimit në tremujorin e dytë prej 20 630 fuçish në ditë.

Revista Mapo, 14.08.2014