Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mirditë, shembet tuneli i HEC-it

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mirditë, në tunelin e një HEC-i mbi lumin Fan , i cili u ka marrë jetën 3 punëtorëve. Viktimat janë Pjetër Doda dhe Fani Ndue Legisi nga fshati Shebe, ndërsa nuk dihet identiteti i shtetasit turk.

Incidenti ndodhi në fshatin Reps i Epërm, rreth orës 21:00në 2000 metra thellësi, për shkak të shembjes së një masivi dheu. Shkak i këtij incidenti tragjik dyshohet se janë kushtet e këqija të punës. Madje për këtë punëtorët kanë protestuar disa kohë më parë.

HEC-i ishtë në ndërtim dhe po ndërtohej nga një firmë turke. Punimet për ndërtimin e HEC-it kishin filluar prej 2 vitesh.

Ndërkohë kanë nisur edhe hetimet në lidhje me incidentin tragjik.

Gazeta Shekulli, 30.07.2014