Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Librazhd, banorët kundër HEC-it

Banorët e fshatit Polis në Librazhd janë ngritur në protesta kundër ndërtimit të HEC-it në këtë zonë. Ata kanë bllokuar materialet e ndërtimit të firmës që po punon për HEC-in, pasi thonë se ky hidrocentral do tu ndërpresë ujin e pijshëm.

Protestat kanë qenë të dhunshme, aq sa banorët janë përplasur me policinë dhe për pasojë disa prej tyre janë lënduar.

Kryeplaku i fshatit Polis, Faik Bufi deklaron se fshati është në protestë kundër ndërtimit të HEC-it të dytë, pasi rrezikon të ndërpresë ujin e pijshëm për të gjithë fshatin. Sipas Bufit, disa banorë janë lënduar, pasi policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

Pas protestës së banorëve ka reaguar deputeti i PS-së Taulant Balla. Deputeti Balla kërkon ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e HEC-it. “Të gjendet një zgjidhje e pranueshme nga banorët. Leja është dhënë vite më parë nga qeveria ‘Berisha’” – ka sqaruar Balla.

Balkan Web, 31.07.2014