Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqia blen varkat me energji diellore

Greqia ka siguruar 2 varkat e para që punojnë me energji diellore. Varkat do të përdoren për shëtitje turistike në zonat e mbrojtura të liqeneve Prespë e Vogël dhe Prespë e Madhe në kufirin greko-shqiptar, në kuadër të një projekti ndërkomëbëtar të quajtur “Varka e Gjelbër”.

Ekspertët vlerësojnë se projekti dhe udhëtimet me këto varka do të kontribuojnë në zhvillimin e turizmit si dhe promovimit të rajonit si një destinacion turistik alternativ.

Projekti “Varka e Gjelbër” përfshihet në programin Shqipëri-Greqi 2007-2013, i cili synon promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të liqeneve të Prespës përmes udhëtimeve me varkë.

Projekti u prezantua në Konferencën e Parë Europiane të Bashkëpunimit Territorial: Promovimi i Eksperiencave të Përashkëta të Praktikave të Mira, e cila u mbajt në muajin maj në Selanik, nën presidencën greke në Komisionin Europian.

Liqenet e Prespës përmbajnë një diveristet të pasur në kontinentin Europian. Udhëtimet në këtë zonë duke përdorur këto varka do të rrisin bukurinë turistike të zonës dhe do të tregojnë potencialet e pafundme të avantazheve që ka energjia diellore.

Gazeta Shekulli, 30.07.2014