Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

8 persona në prodecim, vidhnin energjinë

Policia e Tiranës ka nisur sot procedimin penal për 8 persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e energjisë elektrike.

Sipas burimeve të policisë, këta persona, të gjithë banues në Kamëz, abuzonin me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë pa pasur kontratë me kompaninë “Cez Shpërndarje”.

Personat ndaj të cilëve është nisur procedimi penal në gjendje të lirë janë: Rustem.L, 40 vjeç, Arben.L, 31 vjeç, Syl.V, 40 vjeç, Beqar.M, 54 vjeç, Pashk.M, 42 vjeç, Afrim.K, 36 vjeç, Adriatik.B, 35 vjeç si dhe Mustaf.C, 35 vjeç.

Gazeta Shekulli, 31.07.2014