Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sekuestro kompanisë së gazit të Karçinit

Nuk kanë të përfunduar problemet për biznesmenin e gazit Ilir Karçini dhe kompaninë e tij “Primagaz Albania”. Teksa po qëndron 7 muaj në qeli, për akuzën e financimit të vrasjes së biznesmenit tjetër të gazit, Piro Bare, Karçinit tashmë nuk do t’i duhet të luftojë jo vetëm me drejtësinë, por edhe me një bankë të nivelit të dytë, e cila ka vendosur t’i sekuestrojë një kapital me vlerë 1 milion euro. Banka e nivelit të dytë, në datën 25 korrik 2014 ka mundur të nxjerrë një urdhër-ekzekutimi nga gjykata e Tiranës, duke kërkuar fillimin e procedurave të sekuestrimit të pasurisë së paluajtshme të kompanisë “Primagaz Albania” që biznesmeni i gazit Ilir Karçini ka vënë si garanci për marrjen e kredisë prej 1 milion euro.

Në këtë listë pasurish mësohet se hyjnë dhe depozitat e gazit, në “Porto Romano” në Durrës. Karçini akuzohet nga prokuroria se ka paguar 150 mijë euro për vrasjen e ish-mikut të tij Piro Bare, pas një konflikti për tregtinë e gazit. Vrasja e planifikuar të bëhej nga Julian Sinanaj.

Vendimi i gjykatës

Nga hetimi gjyqësor reultoi se banka si kredidhënës i ka akorduar Shoqerisë “Primagaz Albania” sh.a.si kredimarës dhe Ilir Karçini dhe Rovena Karçini si dorzanëse të shumës prej 1 000 000 euro. Kjo marrëdhënie kreditimi është konkretizuar me nënshkrimin e kontratës e kredisë bankare nr.3057 rep nr.1059 kol datë 05.11.2009 dhe anekset përkatëse. Në nenet e kontratës është përcaktuar objekti, interesi dhe ripagimi i shlyerjes së kredisë. Po ashtu, në nenin 13 të kësaj kontrate është përcaktuar se banka ka të drejtë të ndërmarrë çdo veprim ligjor në përmbushje të detyrimit ndaj saj për kthimin e kredisë.

Rezulton se kredimarrësi nuk i ka respektuar afatet e parashikuara në kontratë, pavaresisht lajmërimeve të bëra duke mbetur debitor në vlerën 120 140 725,55 lekë që përbën principalin, interest,penalitetet dhe gjobat e papaguara sipas vërtetimit të bankës së datës 24 korrik 2014. Sa më sipër, gjykata çmon se kontrata e mësipërme është kthyer në titull ekzekutiv, pasi nga kredimarrësi nuk është shlyer vullnetarisht detyrimi duke mosrespektuar afatet e shlyerjes të përcaktuar në këtë kontratë.

Shqiptarja.com 28.07.2014