Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Raporti i AKBN mbi 300 ditët e Energjisë

AKBN mori pjesë në panelin “300 Ditët e Energjisë dhe Industrisë” të zhvilluar në kuadër të analizës së 300 ditëve qeverisje. Z. Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv bëri prezantimin e punës së agjencisë duke u fokusuar në veprimtarinë e zhvilluar në fushën e Hidrokarbureve, Minierave, Hidroenergjitikës dhe Energjive të Rinovueshme.

Në lidhje me Sektorin Hidrokarbur, doja të cilësoja që ky është sektori më i rëndësishëm i Ekonomisë Shqiptare përsa i përket kontributit që ky sektor jep në buxhetin e shtetit.

Dhe në këtë sektor AKBN ka një rol tepër të rëndësishëm në monitorimin e aktiviteteve për kërkimin dhe prodhimin e naftës.

Në këto 300 ditë ne kemi rritur standartin e kontrollit dhe auditit të veprimtarive ekonomike dhe teknike të subjekteve hidrokarbure. Ambicia jonë është që në një periudhë sa më të shpejtë të krijojmë një rregullore të re pune për të përcaktuar metodologjitë e kontrollit dhe auditit, të cilat synojmë që ti ngremë në nivelin e vendeve të Bashkimit Europian.

Gjithashtu, kemi filluar punën për të ndërtuar një sistem elektronik për monitorimin dhe auditimin e marrëveshjeve hidrokarbure, sistem ky i cili do të rrisë transparencën e këtij procesi duke e bërë atë të aksesueshëm në cdo moment nga website i AKBN, nga çdo palë e interesuar.

Përveç kësaj kemi filluar punën për dixhitalizimin e arkivës teknike, ku ruhen dokumente që datojnë nga viti 1928. Ky fond arkivor është unik dhe përmban të vetmin informacion tekniko – shkencor që shteti shqiptar ka në lidhje me kërkimet dhe zbulimet e naftës dhe të gazit. Dixhitalizimi i këtij fondi do të jetë një hap i rendësishëm jo vetëm për mirë konservimin e tij por edhe për shkëmbimin e tij me subjektet e interesuara.

Prodhimi i naftes bruto per periudhen Janar-Maj 2014 ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2013 eshte rritur me rreth 61.000 ton nafte bruto, pra rreth 12% me shume.

Muajt e fundit kemi miratuar rregulloren për përcaktimin e afateve të trajtimit të procedurave dhe lëshimin e autorizimeve për operacionet hidrokarbure. Reduktimi i kohës për dhënien e shërbimit dhe marrjes së këtij autorizimi, nga rreth 12 muaj që ishte në vitet 12 – 13 sot kryhet vetëm për 5 ditë.

Në lidhje me Sektorin Minerar, AKBN ka riformatuar marrëdhënien me subjektet që veprojnë në këtë fushë duke i qëndruar strikt neneve të ligjit si kurrë më parë.

Nisur nga kjo mënyrë e re operimi, në këto 300 ditë kemi propozuar per revokim 150 leje minerare.

Janë marrë 85 masa administrative me gjobë ndaj subjekteve minerare brenda 3 mujorit te pare të këtij viti.

Edhe në sektorin minerar jemi duke punuar për ngritjen e një sistemi elektronik monitorimi të aktivitetit privat minerar. Me anë të këtij sistemi synojmë të bëjmë një revolucion nga praktika e mëparshme, duke krijuar një transparence absolute në këtë sektor dhe duke evituar njëherë e përgjithmonë praktikat favorizuese të cilat ishin kthyer në një rutinë të punës së përditshme.

Per mungese fondesh ne vitin 2013 nuk perfundoi kontrolli i subjekteve minerare, ndersa vetem ne 6 mujorin e pare te vitit 2014 jane kryer kontrolle konform ligjit minerar, pa perjashtim per te gjitha subjektet dhe pranë çdo subjekti jane lene aktet e konstatimit.

Deri ne fund te vitit 2013 jane vjele te gjitha garancite e rehabilitimit te viteve 11 dhe 12 dhe jane duke u vjele dhe ato te vitete 13 dhe 14.

Ne kuader te rritjes se transparences, ne AKBN eshte ngritur Sektori i Statistikave qe siguron te dhena jo vetem per AKBN, MEI, ALBEITI, por dhe per institucione te tjera.

Në lidhje me Sektorin Hidroenergjetik, duhet të theksoj rolin që luan OTSH.

AKBN është organi shtetëror i cili kryen oponencën teknike për projektet e hidrocentraleve. Ne kemi ndryshuar metodologjinë e trajtimit të këtyre projekteve si dhe kemi bërë tërësisht transparente listën e projekteve duke i shqyrtuar ato sipas parimit “first come, first serve”. Më parë, rradhën e trajtimit të këtyre projekteve e përcaktonte drejtori ekzekutiv në mënyrë arbitrare. Lista e aplikantëve është botuar në website-in e AKBN dhe cdo kush mund të shikojë aty datën e dorëzimit të aplikimit dhe datën e trajtimit të projektit.

Për sa i përket sektorit të Energjive të Rinovueshme, kemi krijuar Zyrën e Informacionit për Eficensën e Energjisë, me objekt informimin e të gjithë aktoreve që kontribuojnë në përdorimin eficent të energjisë.

Gjithashtu në AKBN:

  • Është rritur transparenca e veprimtarisë së institucionit duke publikur dhe përditësuar në faqen zyrtare të saj, të gjitha informacionet, njoftimet dhe gjithcka lidhet me aktivitetin e agjencisë, duke siguruar akses për të gjithë të interesuarit. Më parë ky informacion ishte i kufizuar.
  • Është përmirësuar sistemi i trajtimit të ankesave dhe diskutimet me publikun, duke iu dhënë mundësi të interesuarve të kontaktojnë direkt institucionin në adresën elektronike të saj, si dhe nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter.
  • Eshtë përmirësuar dhënia e informacionit nga AKBN nëpërmjet vënies në dispozicion në faqen zyrtare të Insitucionit të aplikacionit GIS (Geographic Information System). Nëpërmjet tij, të interesuarit marrin të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me zonat e liçencuara, si dhe zonat e lira në fushën minerare, hidrokarbure hidroenergjitike dhe të energjive të rinovueshme. Vlen te theksohet cmimi per inovacionin i marre në “CDI Forum, Innovations for Life”, zhvilluar në Kroaci në Prill 2014.

energjia.al 29.07.2014