Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mali i Zi interesohet për South Stream

Mali i Zi është gjithashtu i interesuar të marrë pjesë në projektin e tubacionit të gazit natyror South Stream, në mënyrë që të diversifikojë burimet e tij të energjisë dhe përmirësojë aftësitë konkurruese të ekonomisë së tij, tha ministri i ekonomisë Vladimir Kavaric më 24 korrik siç citohet nga transmetuesi RTCG.

‘Ne nuk kemi marrë një ftesë zyrtare, por ka pasur disa bisedime për këtë temë me përfaqësuesit e Gazprom të Rusisë, i cili është i ngarkuar me projektin,’ tha Kavaric për deputetët.

Ai shtoi se të dy palët kanë diskutuar nevojat e gazit të Malit të Zi dhe sasitë që mund të përcaktohen për tregun e brendshëm në qoftë së ndërtohet tubacioni. Kavaric kujtoi se një studim i përgatitur disa vite më parë nga Hrvoje Pozar e Kroacisë tregoi se Mali i Zi ka gjasa të ketë nevojë për rreth 0.50 miliard metra kub gaz për konsum të brendshëm. Gazprom është në dijeni të rezultateve të studimit.

South Stream ka për qëllim diversifikimin e rrugëve të gazit natyror të eksportit të Gazprom dhe do të kalojë nën Detin e Zi për në Evopën Jugore dhe Qëndrore.

Revista Monitor, 29.07.2014