Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vodhi karburant, dënohet magazinieri

Një magazinier i Universitetit Bujqësor ka arritur të zhdukë nga magazina nr.1 e këtij universiteti një sasi prej 12 mijë litra naftë, 13.300 litra gazoil dhe 100 litra benzinë me një kosto financiare që përllogaritet mbi 50 milion lekë të vjetra. Flamur Maksuti, është kallëzuar nga rektori i këtij universiteti për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrë”.

Prokuroria e Tiranës ka kryer hetimet e nevojshme ku ka rezultuar se Maksuti kishte kryer vjedhje të shumta të karburantit të këtij universiteti, gjë e cila solli dhe dënimin e tij me 7.6 vite burg të të pandehurit nga gjykata e Tiranës.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar Maksuti përfitoi nga ulja e 1/3 së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5 vite heqje lirie. Gjatë gjykimit të tij, Maksuti ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë. Ndërkohë në pretencën e tij prokurori i çështjes Julian Zonja kërkoi 6-vjet heqje lirie.

Shqiptarja.com 29.07.2014