Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, poshtë 108 dollarëve

Çmimet e naftës Brent të Londrës kanë rënë poshtë 108 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, pasi furnizimi i mjaftueshëm i tregut global ka eklipsuar tensioned gjeo-politike në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Europë.

Pavarësisht këtyre konflikteve, prodhimi global i naftës ka tejkaluar kërkesën.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës për Shtatorin ra me 3 cent në 107.55 dollarë për fuçi, ndërsa më herët gjatë sesionit ra deri në 107.4 dollarë për fuçi.

Nafta Bruto amerikane ra me 28 cent në 101.39 dollarë për fuçi. Eksporti i naftës nga Iraku, që është anëtari i dytë më i madh i OPEC, qendroi ranë niveleve rekord, pavarësisht konfliktit në këtë vend.

Scan TV, 29.07.2014