Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK shet në ankand qymyrin

Korporata Energjetike e Kosovës nuk po nxjerrë dot qymyrin në zonën jugore të Mirashit për shkak të konfiguracionit të kësaj hapësire.

Ekskavatorët e mëdhenj që përdorë KEK-u janë të papërshtatshëm të depërtojnë në këtë mihje.

Për këtë arsye menaxhmenti i KEK-ut, është dorëzuar që mos ta nxjerr qymyrin në atë hapësirë, por të njëjtin ta shesë përmes ankandit publik.

Procedurat për shitjen e qymyrit tashmë kanë filluar dhe ankandi publik do të jetë i hapur deri më 6 gusht të këtij viti.

Drejtori i Shërbimeve në KEK, Edmond Nulleshi, ka njoftuar se shitja e qymyrit do të bëhet përmes vënies në dispozicion ofertuesve të kualifikuar për hapësirën e kufizuar brenda zonës së pronësisë dhe licencës së KEK-ut për ekskavimin e qymyrit me pajisjet e blerësit.

Revista Monitor, 26.07.2014