Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vrasje për galeritë e kromit

Një person është vrarë armë zjarri paraditen e së premtes në Kalimash, ndërsa i biri i tij 20-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është në gjendje të rëndë.

Burime policore lokale njoftojnë se i plagosur nga të shtënat ka mbetur edhe vëllai i viktimës, por që për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Viktima mësohet të jetë shtetasi me emrin Batusha, ndërsa policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin si autor të vrasjes, Muharrem Burgjisha.

Sipas të dhënave të policisë, vrasja ka ndodhur pas një konflikti të gjatë për galeritë ilegale të kromit që ndodhen në këtë zonë. Më herët gjatë vitit Ministria e Energjitikës bllokoi të gjitha galeritë e paligjshme, por duket se banorët i kanë hapur sërish ato.

Përplasjet për pronësinë mbi to dhe të drejtën e nxjerrjes e më pas të shitjes së mineralit të kromit kanë shkaktuar shpesh konflikte të ashpra.

Në konfliktin më të fundit palët e përfshira nuk kanë ngurruar të përdorin edhe armët e zjarrit. Forca të shumta policie ndodhen në zonë për shkak të tensionit mes dy familjeve, ndërsa kanë nisur shoqërimet e para.

Top Channel, 25.07.2014