Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP njofton për valvulat me diametër të madh

Si pjesë e procesit të para kualifikimit për furnitorë potencialë, Trans Adriatic Pipeline (TAP) ka publikuar njoftimin e kontratës së ardhshme në Fletoren Zyrtare të BE-së.

TAP do të ndërtojë një gazsjellës prej 870 km të gjatë së bashku me infrastrukturën përkatëse në Greqi, Shqipëri dhe Detit Adriatik me dalje në tokë në Italinë Jugore.

Qëllimi i kontratës së radhës lidhet me prodhimin, testimin dhe dorëzimin e valvulave me diametër të gjerë: rreth 8 nga 36 inch (klasa 900) dhe valvul nga 46 të 48 inch (klasa 600). Kompanitë e interesuara duhet të kërkojnë një formular nga TAP jo më vonë se data 11.08.2014 në adresën e e-mailit: pqq.valves@tap-ag.com

Ky është njoftimi i pestë i TAP, që nga maji i këtij viti.

Kontrata e ardhshme që do të njoftohet nga TAP do të përfshijë parakualifikimin e kompanive që ofrojnë tuba çeliku për seksionet në tokë të TAP, të ndjekur nga parakualifikimi i kompanive, që ofrojnë shërbime ndërtimi për gazjellësin në det.

Revista Monitor, 25.07.2014