Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

PE, plan për energjinë në Europë

Komisioni i industrisë pranë Parlamentit Europian diskutoi këtë javë rreth planeve të sigurimit të energjisë, në kërkim të rrugëve për uljen e varësisë së energjisë në vendet e BE-së, theksohet në një deklaratë të publikuar të enjten nga PE.

Plani për sigurimin e energjisë, i hartuar nga Komisioni Europian synon përmirësimin e gjendjes së energjisë në BE, duke u mbështetur në energjinë e jashtme.

Sipas statistikave BE-ja importon 53% të energjisë që konsumon, përfshirë 90% të naftës bruto të saj, 66% të gazit natyral dhe 42% të lëndëve djegëse të ngurta, siç është qymyri.

Parlamenti Europian bën të ditur se në vitin 2013 kostoja e importimit të energjisë së BE-së kapi shifrën 400 miliard euro.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 25.07.2014