Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS kërkon financim nga shteti

KEDS është duke e shqyrtuar mundësin që të kërkojë ndihmë financiare nga Qeveria e Kosovës për të dalë nga kriza energjetike që është duke u përballur vendi ditët e fundit. Këto fonde do të përdoren për import të energjisë elektrike që të mbulohet deficiti energjetik.

Me prodhimin e tanishëm të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe nivelit të lejuar të importit të energjisë, KEDS nuk po arrin t’i plotësojë kërkesat e konsumatorëve, shkruan Tribuna.

Zyrtari për media në KEDS, Guri Shkodra, e ka konfirmuar për gazetën Tribuna se për mungesën e prodhimit pas eksplodimit në Kosova A, të gjitha palët janë duke punuar bashkërisht.

“Përfshirë edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, që të gjenden fonde financiare për mbulimin e importit të energjisë elektrike të pa -përfshira nga ZRRE në bilancin e aprovuar energjetik”.

Portali Telegrafi,  24.07.2014