Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Grup pune për avarinë e ‘Kosova A’

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismaili ka njoftuar të mërkurën në mbledhjen e qeverisë së Kosovës se është krijuar grup punuese nga kjo ministri, pas avarisë së ndodhur në termocentralin “Kosova A”, meqenëse parashihet mungesë e energjisë elektrike gjatë dimrit.

“Deri në javën e ardhshme sigurisht që do të vijmë me një skenar të mundshëm, dhe do t’i propozohet Qeverisë se çfarë mund të bëjmë nga secili segment për ta zbutur këtë mungesë të energjisë elektrike”, ka pohuar ministri Ismaili.

Portali Telegrafi, 23.07.2014