Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Rrjedha e Jugut”, KE ultimatum Serbisë

Komisioni Europian i ka rekomanduar Serbisë të pezullojë ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha e Jugut”, në përpudhje të plotë me ligjet europiane, shkruan e përditshmja serbe, Politika.

“Në parim, Komisioni Europian nuk është kundër projektit ‘Rrjedha e Jugut’, pasi është shumë i rëndësishëm për të diversifikuar furnizimin me gaz natyror në Ballkanin Perëndimor. Komisioni është kundër mënyrës se si po ndërtohet projekti”, shkruan gazeta. Referuar Komisionit Europian, gazsjellësi “Rrjedha e Jugut”, ashtu si çdo projekt tjetër i madh infrastrukturor në Europë, duhet të ketë një kuadër ligjor të rreptë dhe të qartë, që në këtë rast mungon.

Komisioni i rekomandon Beogradit zyrtar se, qendrimi është i njëjtë si ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ashtu edhe ndaj vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e unionit, siç është Serbia. “Si një vend kandidat për antarësim në Bashkimin Europian, Serbia duhet të veprojë në përpudhje me ligjet e Bashkimit Europian, përsa i përket gazsjellësit”, thuhet më tej në rekomandim. Ky gazsjellës, do të transportojë gaz nga Rusia drejt Europës, por anashkalon Ukrainën.

Ndërkohë, në muajin Qershor kryeministri i Bullgarisë urdhëroi ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e “Rrjedhës së Jugut”, pas takimit të zhvilluar me senatorët amerikanë, John McCain, Christopher Murphy dhe Ron Johnson. Ai njoftoi se vendimi u mor në konsultim me Brukselin dhe vjen si reagim të tensionimit të situatës mes Rusisë dhe Perëndimit. Ndërsa Austria i dha miratimin përfundimtar, projektit të diskutueshëm të gazit, duke sfiduar zyrtarët e Bashkimit Europian. Për nënshkrimin e marrëveshjes, Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, priti në një takim homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Scan TV, 22.07.2014