Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS lë Podujevën pa energji

Qytetarët e Komunës së Podujevës ditëve të fundit janë duke u përballur me ndërprerje drastike të energjisë elektrike, të pa paralajmëruara nga KEDS-i dhe pa ndonjë orar të caktuar.

Ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike me orë të tëra, në tërë territorin e komunës së Podujevës, në qytet dhe fshatra, po bëhen natën dhe ditën, gjë që edhe më shumë vështirëson jetën e qytetarëve, aq më tepër kur jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Për çrregullimin drastik të furnizimit me energji elektrike KEDS-i nuk e ka parë të udhës të japë ndonjë informatë, apo sqarim. Krahas reduktimeve drastike në furnizim me energji elektrike, KEDS-i, përveç që është rigoroz në arkëtimin e mjeteve nga konsumatorët, nuk ka ndërmarrë asgjë as në përmirësimin e rrjetit të vjetruar elektrik, i cili është në gjendje të rëndë dhe rrezikon jetën e qytetarëve në shumë vendbanime”, është thënë në një reagim të Kryetarit të Komunës së Podujevës Agim Veliu.

Llapjanët kanë kërkuar nga KEDS-i që të ndërmarr masa për furnizim stabil me rrymë. “Kërkojmë nga KEDS-i që sa më parë të ndërmarrë masat e duhura dhe të ofrojë furnizim të rregullt me energji elektrike në komunën e Podujevës, gjithashtu edhe të japë sqarime për situatën e krijuar”.

Portali Telegrafi, 23.07.2014