Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ ndryshon emrin, kthehet në OSHEE

Kompania e shpërndarjes së energjisë, ende në pronësi të grupit çek CEZ, por që nga 1 janari 2013 në administrim shtetëror ka ndryshuar emrin dhe nuk do të quhet më CEZ Shpërndarje, duke lënë përfundimisht pas historinë e një privatizimi të dështuar.

Sipas aplikimit në QKR, “Enti Rregullator i Energjise”, ka vendosur në 17 korrik miratimin e ndryshimit të emrit tregtar të shoqërise “CEZ SHPËRNDARJE” sh.a., në shoqërinë: “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” sh.a., me akronimin “OSHEE”sh.a.

Në fund të qershorit të këtij viti qeveria e Shqipërisë dhe ajo Çeke arritën një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit lindur në janar 2013, kur Enti Rregullator i Energjisë mori vendimin për heqjen e licencës së kompanisë çeke CEZ. Marrëveshja parashikonte transferimin e menjëhershme të aksioneve në favor të CEZ-shqiptar, duke i dhënë shtetit pronësinë e plotë, pas marrjes se 76% të aksioneve që kishte grupi CEZ; Pala çele hoqi dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë euro, shumës që ajo bleu kompaninë në 2008; Shoqëria e re e shpërndarjes së energjisë e kontrolluar nga shteti do t’i paguajë çekëve 87.1 milionë euro, me këste deri në 2018, ndërsa interesat e paguara për katër vjet arrijnë në 7.9 milionë euro, duke e çuar koston që duhet të paguajë kompania në rreth 95 milionë euro; Palët heqin dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm financiar dhe pala çeke tërhiqet nga procesi i arbitrazhit.

Revista Monitor, 23.07.2014