Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtyhet afati për ofertat e “Kosova e Re”

Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i Termocentralit “Kosova e Re”, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, mbajti takimin e radhës ku u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në këtë projekt.

KDP TC “Kosova e Re” u informua nga Këshilltari i Transaksionit dhe NJIP TC ‘Kosova e Re’, me gjendjen aktuale dhe rrjedhën e projektit deri më tani.

Komiteti Drejtues i Projektit në këtë takim aprovoi unanimisht kërkesën e investitorëve të bërë përmes Këshilltarëve të Transaksionit për shtyrjen e afatit të dorëzimit të ofertave deri më 15 Shtator 2014. Në bazë të këtij vendimi të KDP-së, si kërkesë e investitorëve shpallja e fituesit për fazën e parë të projektit do të bëhet më 30 Shtator.

Po ashtu, në këtë takim KDP u informua edhe për takimet që janë mbajtur me palët e përfshira në projekt nga ku është rikonfirmuar qëllimi i të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të vazhduar me projektin.

energjia.al 21.07.2014