Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta “fle” në brigjet shqiptare

Eksplorimi i ri për energji në zonat e perëndimit të Greqisë, në buzët e detit Adriatik, përmban të gjithë potencialin për t’i transformuar kompanitë nga biznese të vogla gazi dhe nafte, në lojtare mjaft të rëndësishme.

Një hark me zgjatim nga veriu drejt jugperëndimit të Greqisë, përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, po krijohet si fronti i ri i naftës në Mesdhe dhe po tërheq disa emra të mëdhenj industrialë. Shqipëria, shtëpia e fushës më të madhe të naftës bregdetare, ndodhet tashmë në rrugën e saj për t’u bërë një prodhues i madh gazi dhe nafte.

“Bankers Petroleum” është në pararojë të zhvillimit në atë vend, me pronat e mëdha të naftës. Kompania e ka kaluar provën, pasi rezervat e përafërta të saj janë 232 milionë barrela dhe prodhimi arriti në 19.300 barrela në ditë.

Në pjesën perëndimore të Greqisë, kompania “Energean” ka fituar së fundmi të drejtën për të eksploruar bllokun e madh të bregdetit të Janinës dhe më tej në jug, bllokon e Katakolonit. Pjesë e ekipit të Energean është Petra, pasi zv/presidenti i kësaj të fundit, Christopher Brown, është një njohës i mirë i Adriatikut. “Energean” planifikon shpenzimin e më tepër se 60 milionë dollarëve në eksplorimin e dy blloqeve.

Presidenti i “Energean”, Mathios Rigas pranon se askush nuk e ka idenë sesa shumë naftë mund të përmbajnë këto zona, por është optimist, duke theksuar se “nafta fle” në brigjet e Greqisë perëndimore dhe Shqipërisë.

“Ka një fushë potencialisht të madhe që hapet dhe ne jemi të pozicionuar për ta shfrytëzuar, – thotë ai, – në pikën që kompania po merr në konsideratë blerjen e kompanive të vogla energjetike, aktive në zonë”.

Mirëpo shumë gjëra mund të shkojnë keq. Greqia perëndimore mund ta kalojë provën për t’u bërë një predhë e naftës dhe gazit, edhe pse burimet e rëndësishme të naftës në Shqipërinë fqinje dhe përgjatë Adriatikut në Itali sugjerojnë se rajoni ka të paktën disa potenciale zbulimi.

Politika mund të luajë një risk të madh. E majta ekstreme e Greqisë, “Syriza” është radhitur e para në Greqi në zgjedhjet për Parlamentin Europian në maj. Ajo ka folur për për nacionalizimin e industrisë së burimeve kombëtare të Greqisë, edhe pse “nacionalizimi” nuk është një parti politike zyrtare. Nëse industria energjetike do të vihej nën kontrollin e shtetit, investitorët e huaj do na linin shëndenë.

Mirëpo, duke marrë parasysh formën e skajshme të ekonomisë greke dhe koston e jashtëzakonshme të karburantit – vendi importon 99.5% të nevojave për naftë dhe gaz – nacionalizimi i projekteve të naftës dhe gazit duket që nuk ka gjasa të ndodhë dhe “Energean” nuke llogarit atë si ris.

“Ne kemi një deficit energjetik të jashtëzakonshëm që ka nevojë të plotësohet”, thotë Rigas.

Gazeta Shekulli, 21.07.2014