Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kushti, të rregullohet çmimi i energjisë

Për qeverinë shqiptare një nga sfidat më të mëdha mbetet padyshim rregullimi i tregut të energjisë. Jo pa shkak ky është edhe një nga kushtet e përsëritura të institucioneve ndërkombëtare, financiare që veprojnë në Shqipëri si FMN ashtu edhe Banka Botërore.

E në fakt burimet zyrtare të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bëjnë të ditur se me Bankën Botërore po punohet për një strukturë tarifore që së pari të mbulojë kostot, sepse duhet të mbulohet deficiti. Nga ana tjetër, do të shikohet që të mos ketë ndërsubvencione në klasa, por të shkojë direkt te konsumatori, që është në nevojë dhe jo nëpërmjet çmimeve.

Në memorandumin e mirëkuptimit mes FMN-së dhe qeverisë shqiptare kjo e fundit zotohet se : “ në terma masat që do të merren në terma afatshkurtër do të ndiqen nga investime specifike për të reduktuar kostot ( instalimi i matsave dhe përmirësimi i rrjetit), si dhe mendimet në ligjin e energjisë dhe asaj të rinovueshme ( ministria ka parashikuar që miratimi të përfundojë brenda këtij sesioni parlamentar). Këto amendime synojnë të ndryshojnë modelin e tregut, të përditësojnë kuadrin e tarifave rregullative për t’i sjellë më afër kostos. Gjithashtu do të rishikohen edhe tarifat për energjinë e prodhuar Hec-et e vegjël privatë. Të gjitha këto masa do të mbështeten nga një studim i vazhdueshëm nga ana e qeverisë për të identifikuar në mënyrë të qartë llojet e klientëve që do të kërkojnë subvencione për energji elektrike. Task Forca do të rekomandojë ndryshime në të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me sektorin e energjisë, duke përfshirë të gjitha rregulloret e nevojshme mbështetëse, në mënyrë që modeli i ri i tregut të jetë gati në vitin 2014”.

Nga ana e saj Ministria e Energjisë dhe Industrisë siguron se reforma nuk do të cenojë buxhetin familjar për energjinë e rinovueshme.

Revista Monitor, 22.07.2014