Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, mungesë prodhimi energjie

Përkundër zvogëlimit të dukshëm të kapaciteteve gjeneruese, përfaqësues të sektorit të energjisë janë duke bashkëpunuar për furnizim të rregullt me rrymë për qytetarët dhe bizneset në Republikën e Kosovës.

Pas shpërthimit në Termocentralin “Kosovën A”, niveli i prodhimit të energjisë në Kosovë është zvogëluar dukshëm me prodhimin vendor të limituar në dy njësi gjeneruese në KEK deri sa njësitë tjera janë në proces të riparimit urgjent dhe të planifikuar.

Situata ka krijuar shumë vështirësi për KEDS-in. Përkundër kapaciteteve të vogla të prodhimit në KEK, KEDS-i ka siguruar import me qëllim që furnizimi me energji elektrike të vazhdojë të jetë i rregullt dhe të anashkalohet mundësia e reduktimeve.

“Kjo është situatë emergjente që nuk është paraparë në bilancin e energjisë të aprovuar nga ZRRE dhe nga operatorët tjerë në sektorin e energjisë dhe kërkon importim shtesë për të garantuar furnizimin me konsumatorë dhe për të siguruar bilanc energjetik. Furnizimi i mjaftueshëm me energji, në rrethana të tilla emergjente nuk është përgjegjësi e KEDS, por KEDS ka siguruar dhe vazhdon të sigurojë import dhe të mbulojë shpenzimet e importit për sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike për të plotësuar kërkesën dhe për të siguruar furnizim të rregullt. Sidoqoftë, KEDS është duke përjetuar humbje të mëdha nga importimi shtesë i energjisë elektrike”, deklarojnë zyrtarë për informim në KEDS.

Importi i paplanifikuar i energjisë elektrike për shkak të prishjeve të pa-planifikuara në TC “Kosova A”, e vendos ndërmarrjen e vetme private në sektorin e energjisë në Kosovë në gjendje të pa-lakmueshme dhe të keqe financiare. Situata e krijuar paraqet gjendje të jashtëzakonshme dhe si e tillë duhet të rregullohet nga institucionet Kosovare. Sipas raportit të detajuar në lidhje me ndikimin e mbylljes së njësisë A4 dhe A5 në “Kosova A”, duhet të importohet përafërsisht 300 GWh sasi e energjisë elektrike në shumë prej rreth 20 milionë euro që nuk është e paraparë më herët.

“Lusim të gjithë konsumatorët të shfrytëzojnë energjine elektrike në mënyrë të përgjegjshme për shkak se ky veprim paraqet ndihmesë të madhe për sektorin e energjisë në Kosovë këto ditë dhe krijon përfitime të mëdha personale”, theksojnë zyrtarë për informim të KEDS-it.

Portali Telegrafi, 22.07.2014