Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbardhen grabitjet e karburanteve

Zbardhet skema e organizimit dhe grabitjeve të karburanteve të grupit “Gjahtarët e natës”. Prokuroria mbyll hetimin për tetë të akuzuarit. Grupi informohej nga persona brenda njësive të shitjes së karburantit për kohën e lëvizjes së parave dhe mbledhjes së fitimeve dhe xhirove nga pronarët dhe menaxherët e pikave të shitjes së karburanteve.

Të akuzuarit janë Aleksandër Daçi, Ndue Dushaj, Rigers Halmusaj, Fredi Mellugja , Bashkim Mellugja, Kristi Koleci, Gentian Lika dhe Bjankovin Brozi, të gjithë të arrestuar nga policia në një operacion në fillim të këtij viti, të koduar “Gjahtarët e natës”. Lajmi u bë i ditur për “Shekullin”, nga burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që thanë se të tetë personat akuzohen për “vjedhje me dhunë”, “vjedhje me armë” dhe “krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, të gjitha këto veprime sipas akuzës të kryera në bashkëpunim nga të akuzuarit.

Vetëm Brozi ndër ta akuzuohet për moskallëzim krimi. Sipas prokurorit Behar Dibra që hetoi çështjen, grupi akuzohet për së paku katër episode të kryera në Tiranë, Laç, Lushnjë dhe në Burrel, ku kanë sulmuar pika të ndryshme karburantesh dhe më pas kanë marrë paratë. Ata kanë qenë të dyshuar edhe për episode të tjera, të cilat po hetohen ende. Sipas mekanizmit të zbërthyer nga prokuroria personat e arrestuar fillimisht merrnin informacion mbi kohën e transferimit të parave, nga menaxherët.

Në mbrëmje ditën e transferimit të parave, shkonin për të mbushur me benzinë veturën e tyre të markës “Volkswagen” Golf. Kur vetura ishte e mbushur tërësisht me një sasi karburanti me vlerë 5 mijë lekë të reja, personat sulmonin shitësin roje duke ushtruar dhunë ndaj tyre apo duke i këcënuar me armë. Pasi merrnin paratë, ata largoheshin ndërsa paratë i ndanin në banesën e një prej të arrestuarve apo në veturë përpara se të shpërndaheshin në banesa. Hetimi ndaj grupit nisi nga Prokuroria Laçit, në fillim të këtij viti, lidhur me vjedhjen me dhunë të pikës së karburantit Gega Oil ndodhur më autostradën Fushë Krujë – Lezhë në kruqëzimin e Patokut.

Me këtë procedim kjo Prokurori ka bashkuar dhe aktet e tri procedimeve të tjera të ardhura nga prokuroritë e rretheve Mat, Tiranë dhe Lushnjë. Kështu grabitja e parë ndodhi në Laç, me 13 janar të këtij viti, kur personat sulmuan një pikë karburanti të informuar nga njerëz brenda karburantit për lëvizjet e parave. Pikërisht në mbrëmje ata sulmuan pikën e karburantit, ku punonte Bjankovin Brozi, kushëriri i të arrestuarit Aleksandër Daçi.

Pasi grabitën pikën e karburantit, personat e rrahën dhe e kërcënuan se do ta vrisnin atë por edhe familjen e tij po foli. Grabitësit morën afërsisht 5 milionë lekë të vjetra nga arka e karburantit. Më vonë, ky Brozi u mor nën akuzë për moskallëzim të krimit. Dy ditë më pas, personat grabitën me të njëjtën metodë një pikë të karburantit në fshatin Baz të Burrelit, duke marrë që aty si në rastin e mësipërm xhiron ditore. Në këtë rast autorët kanë marrë rojen nga vendi i shitjes së karburantit dhe më pas e kanë futur në zyrë duke e rrahur dhe më pas e kanë lidhur me një kabëll elektrik dhe më pas kanë grabitur 45 mijë lekë të reja.

Ndërkaq ngjarja e fundit për të cilën personat akuzohen i përket datës 23 janar, katër ditë pas grabitjes së fundit në Lushnje, dhe ndodhi në rrugën nacionale Tiranë- Elbasan, në afërsi të fshatit Bërzhitë. “Nga hetimet ka rezultuar se me 23 janar 2014, rreth orës 23:30 me mjetin tip Golf me targa AA393EE të shtetasit Rigers Halmusaj në drejtim të karburantit Elda. Rigersi ka hequr targën e parë të mjetit dhe e ka mbuluar me ngjitës kafe targën e pasme. Aleksandër Daçi zbriti nga mjeti dhe kërkoi shitësit, dëshmitarit Artur Banaj, që ta furnizonte mjetin me 5 mijë lekë benzinë. Gajtë kësaj kohës zbritën nga vetura dhe Kristi Koleci dhe Gentjan Lika. Në momentin që mjeti u mbush Gentijani goditi me gusht shitësin. Fredi Mellugja dhe tre të tjerët, vazhduan të godasin shitësin që shkoi në drejtim të zyrës së karburantit, ku u zgjua roja Shkëlqim Balla, dhe Gentiani nisi ta godasë atë”,- thuhet në dosjen e prokurorisë. Autorët morën aty 20 mijë lekë të reja dhe një telefon që e shitën në treg për 10 mijë lekë. Dosjet përkatëse u bashkuan fillimisht në Laç e më pas në Prorkurorinë e Krimeve të Rënda e cila edhe arrestoi personat në bashkëpunim me Zyrën e Hetimit të Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Të akuzuarit:
Aleksandër Daçi,
Ndue Dushaj,
Rigers Halmusaj,
Fredi Mellugja,
Bashkim Mellugja,
Kristi Koleci,
Gentian Lika,
Bjankovin Brozi

Gazeta Shekulli, 20.07.2014