Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rumani, investime nga Transelectrica

Kompania shtetërore rumune e transportit të energjisë elektrike Transelectrica (BVB Tiker TEL) do të investojë rreth 1.2 miliardë euro në dhjetë vitet e ardhshme, në përputhje me planin e saj të zhvillimit të rrjetit për periudhën 2014-2023, e cila u miratua së fundmi nga Enti Rregullator Kombëtar për Energjinë (ANRE).

Investimet do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të interkonjeksionit me vendet fqinje, zhvillimin e rrjetit të transportit të energjisë elektrike në zonat ku kapacitetet prodhuese janë rritur fuqishëm në vitet e fundit, të tilla si Dobrogea, dhe në ndryshimin e pajisjeve të vjetruara për të rritur efikasitetin e rrjetit dhe për të zvogëluar shpenzimet operative, ka deklaruar kompania.

Vlera e investimeve prej 1.2 miliardë eurosh nuk përfshin lidhje të reja në rrjetin kombëtar, i cili do të paguhet nga konsumatorët që bëjnë lidhjet.

Për intervalin 2014-2016, investimet janë vlerësuar në rreth 360 milionë euro. Një pjesë e këtyre investimeve do të financohen përmes emetimeve të obligacioneve të korporatave, por kompania ka gjithashtu në plan të marrë fonde nga BE-ja.

Revista Monitor, 20.07.2014