Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritja e energjisë, goditje për ekonominë

Rritja e çmimit të energjisë elektrikë në Kosovë, po reflekton në forma të ndryshme negative në ekonominë e vendit. Një vendim i tillë, nuk po mbështet zhvillimin ekonomik, sektorin privat, prodhuesit vendorë, e madje bënë që investitorëve të huaj, t’u shtohet edhe një arsye më shumë që Kosova mos të jetë pikësynim i tyre për investime.

Në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ekzistojnë rezerva në përmirësim të efiçiencës, të menaxhmentit dhe të humbjeve teknike e komerciale, të cilat do të frenonin një ngritje të çmimeve, e nuk do të arrihet deri te ajo, ku qytetarët e Kosovës, paguajnë mbi 40 për qind, për shkak të humbjeve teknike e komerciale.

E për keqmenaxhim të tillë, gjithmonë është qytetari dhe sektori privat, ai që po ndëshkohet.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve e ekonomike, të cilët thonë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), është joparimore, për shkak se nuk ka një harmoni në mes të ZRRE-së dhe Kuvendit të Kosovës për të marr një vendim të tillë dhe se nuk dihet se konsumatorët duhet t`i lajmërojnë më përpara, e jo si në këtë rast, një ditë më herët.

Megjithëkëtë, ka edhe të tjerë, që vlerësojnë se një rritje prej 4. 57 për qind, nuk është një rritje që mund të shqetësojë qytetarët, pasi që KEDS, KOST dhe KEK-u, kanë pasur kërkesë me norma më të mëdha të ngritjes së çmimit të energjisë, dhe se ZRRE , këtë vit ka bërë ngritjen e energjisë, katër muaj më vonë se viteve të kaluara.

Muhamet Mustafa, kryesues i Komisionit Hetimor Parlamentar për Faturimin e Energjisë Elektrike, thotë se ky vendim është marr në bazë të një inercioni dhe jo në bazë të asaj se çfarë ka kërkuar Kuvendi, për reformimin rrënjësorë të sistemit tarifore dhe nga ajo që çmimi i energjisë elektrike të lirohet nga shumë elemente që ngarkojnë, që sipas tij, kanë të bëjë me një qeveri të dobët, menaxhim të dobët dhe inefiçiencë.

“Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë, formohet duke u bazuar në 30 apo më shumë elemente, në të cilat fshehët gjithçka. Dhe mendimi i komisionit ka qenë se ekziston rezerva në përmirësim të efiçiencës, të menaxhmentit dhe të humbjeve teknike dhe komerciale, të cilat do të frenonin një ngritje të çmimeve. Mendoj se edhe Rregullatori por sigurisht edhe akterët tjerë, në vend se t`i hyjnë kësaj pune, kanë zgjedh një hap më të lehtë, të ngritin çmimet”, tha Mustafa.

Ai thotë se në çoftë se KEK-u, KOST-i dhe KEDS-i i ulin shpenzimet e shumta që bëhen, qytetarët nuk kanë nevojë të paguajnë një faturë me rritje prej 4.57 për qind.

Revista Monitor, 21.07.2014