Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Për vite u abuzua me naftën

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Lushnjës flet për abuzimet në sektorin e bujqësisë. Sipas Ramës, ka ardhur koha e aplikimeve dhe nxitjes me programe zhvillimi. Të mos investojmë te mbijetesa por të zhvillimi.

” Për vite të tëra u abuzua me naftën. Ne emër të zhvillimit të bujqësisë u zgjeruan kanalet e korrupsionit. Sot hapim një faqe të re. Jo me lëmosha elektorale, apo klientele partiake. Sot nxisim shembujt e suksesit, për të nxitur punësim prodhim eksport. Numri i aplikimeve ka qenë si asnjëherë më parë. Kjo tregon se fermerët janë gati për sfidën e ciklit te mbyllur”- tha Rama.

Ndër të tjera Rama theksoi se vitin tjetër do të jetë më i lartë fondi i ardhshëm, pasi sipas tij statusi i kandidatit jep mundësisë për të aplikuar për fonde.

“AZHBR dhe drejtoritë e bujqësisë mision për të bërë të ditur këtë etapë të re. Vitin e ardhshëm fondi do jetë më i lartë. Na duhet të jemi të aftë të thithim fondet e BE.

Statusi i kandidatit na jep mundësinë për të aplikuar për fonde. Sfida jonë ta bëjmë fermerin të afte për te aplikuar. AZHBR instrumenti fillestar. Kontratat që do nënshkruhen sot produkti i një procesi historik që nis për fshatin.

Ka ardhur koha e aplikimeve dhe nxitjes me programe zhvillimi. Të mos investojmë te mbijetesa por të zhvillimi”- u shpreh Rama.

Sot News, 21.07.2014