Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Banjë, firma e HEC-it ka dëmtuar kanalet

Punimet e kompanisë norvegjeze për rrugën që të çon drejt Hidrocentralit në ndërtim, ne fshatin Banjë te komunes se Gostimes përveçse nuk ka sjellë të mira, i ka dëmtuar banorët.

Ndertimi i shpejt e pa asnjë plan i kesaj rruge, ka lënë jashtë vëmendjes, rehabilitimin dhe sistemimin e ujerave te zeza, te cilat sot jane shndërruar në kërcenim serioz per jetën e banoreve të zones.

Sipas tyre, punimet kanë bllokuar tubin e ujërave te zeza, dhe keto te fundit kanë dalë ne siperfaqe, perimetri I së cilës rritet cdo ditë.

Përpara kësaj situate, ku ndikojnë shumë dhe rritja e temperaturave të stinës, nuk është cudi shfaqja e ndonjë sëmundjeje epidemike ku me te rriskuarit jane femijet.

Ora News, 21.07.2014