Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Edhe 7 mln euro për ngrohjen me avull

Projekti i koogjenerimit, i cili ka për qëllim përmirësimin e sistemit të ngrohjes qendrore për banorët e Prishtinës, nëpërmes sjelljes së ujit të ngrohtë nga Termocentrali Kosova B, rrezikon të mos startojë këtë vit.

Si pjesëmarrje në këtë projekt, Komuna e Prishtinës, kishte participuar me dy milionë euro.

Derisa një milion e pati paguar vitin e kaluar, qeverisja e Isa Mustafës nuk e ka futur në buxhetin e vitit 2014 edhe një milion euro tjera.

Projekti është menduar të përfundojë këtë vit dhe të startojë që nga sezoni ngrohës i këtij viti.

Tash, menaxhmenti ri komunal me rishikimin e buxhetit është detyruar që të alokojë një milion euro për koogjenerimin.

Por, rreziku i vonesave mund të vijë ngase nuk po dalin paratë e siguruara më herët. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nevojitën edhe rreth tetë milionë euro.

Revista Monitor, 19.07.2014