Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers nuk kompeson shtëpitë e dëmtuara

Kompania naftë-nxjerrëse “Bankers Petrolium” nuk mban premtimin për dëmshpërblimin e 60 familjeve të Zharrezit, të cilave iu dëmtuan banesat nga shpërthimet në puset e naftës. Kreu i komunës i bën apel kompanisë naftë-nxjerrëse të marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi.

60 familje të fshatit Zharrëz në rrethin e Fierit, të cilëve u janë dëmtuar banesat nga shpërthimet e provokuara nga kompania naftë-nxjerrëse, “Bankers Petrolim”, nuk kanë marrë ende asnjë dëmshpërblim.

6 muaj më parë kompania që prej vitesh operon në këtë zonë u kishte premtuar këtyre familjeve se do di kompensonte për dëmet e shkaktuara, sakaq kjo mbeti vetëm në letër.

Lidhur me këtë situatë reagon edhe kreu i komunës, Zharrez, Taulant Gremi, i cili shprehet se banesat e këtyre familjeve janë drejt rrënimit.

”Përsa i përket problemit të dëmshpërblimeve lidhur me lëkundjet sizmike, deri tani nuk kemi asnjë dëmshpërblim. Me gjithë kontaktet që kemi kryer me autoritetet përkatëse, fakti është ky që deri tani ato 60 familje të cilat janë me të vërtetë në kushte katastrofike presin dëmshpërblim.”

Banorët e Zharrëzit jashtë kamerave i bëjnë apel kompanisë ti dëmshpërblej, pasi në të kundërt do ngrihen sërish në protesta.

Shqiptarja.com 18.07.2014