Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ballkani në krizë energjitike

Vendet e Ballkanit do të rrisin importin e energjisë gjatë këtij viti në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e tyre të brendshme.

Ky është parashikimi i tregtarëve dhe ekspertëve, të cilët paralajmërojnë se kostoja e lartë e importit të energjisë do të ngadalësojë më tej ekonomitë e “sëmura” të Ballkanit. Varësia e madhe nga qymyri apo burimet hidrike dhe përparimi i pamjaftueshëm në diversifikimin e burimeve të energjisë, do ta përforcojnë akoma më shumë këtë parashikim. “Përmbytjet e fundit në Serbi e Bosnjë dhe shpërthimi në termocentralin e dytë më të madh në Kosovë, kanë detyruar këto vende të përpiqen në mënyrë urgjente të importojnë energji”, thuhet në studimin e gjigandit rus të energjisë, Gazprom.

Sipas analistëve, këto zhvillime konfirmojnë se sa i brishtë është sektori i energjisë në Ballkan dhe sa lehtë mund të destabilizohet. Raporti ve në dukje se, edhe Shqipëria, që është shumë e varur nga energjia hidrike, mund të përballet me një mungesë të konsiderueshme të energjisë elektrike, për shkak të motit të nxehtë dhe të thatë që parashikohet të karakterizojë stinën e verës dhe dimrit të ashpër. Ndërsa Kosova e ka lidhur të ardhmen e energjisë me termocentrale ndotëse për ambientin dhe jo-eficiente.

Zyrtarët në Serbi shprehet se vendi i tyre, që prodhon 70% të energjisë nga qymyri dhe pjesën tjetër nga hidrocentralet, do të duhet të importojë rreth 1/3 e nevojës për enegji në mënyrë që të kompensojë mungesën e prodhimit, që është shkaktuar pjesërisht nga përmbytjet masive. Referuar çmimeve aktuale të energjisë, Serbisë mund ti kushtojë importi rreth 30 milionë euro në muaj. Sipas raportit, problem është se, vendet e Ballkanit kanë bërë shumë pak progres në uljen e burokracive dhe në përmirësimin e kuadrit ligjor.

scan tv, 04.07.2014