Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, Ismajli takon operatorët e energjisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka mbledhur sot në takim pune operatorët e energjisë, KOSTT, KEK dhe KEDS si dhe zyrtarët e Zyrës se Rregullatorit të Energjisë, ku u diskutua çështja e daljes nga operimi i Termocentralit Kosova A dhe mbulimi i kërkesës për energji.

Secili nga operatorët nga fushëveprimtaria e tyre prezantuan qëndrimet e tyre për situatën e krijuar dhe gatishmërinë e bashkëpunimit edhe më të thellë mes tyre me qëllim të tejkalimit me sukses të kësaj gjendje.

Nga ana e tij, Ministri Ismajli ftoi të gjitha palët për bashkëpunim horizontal, konform kompetencave edhe përgjegjësive që ka secilit operator. Ai po ashtu ai ftoi ata që edhe në ditët në vijim të takohen për te analizuar skenarët e mundshëm për tejkalimin e situatës.

Ministri Ismajli ritheksoi qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e pa rezervë që kjo situatë të tejkalohet dhe konsumatori të mos dëmtohet në asnjë mënyrë.

energjia.al 01.07.2014