Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rumania bllokon rritjen e cmimit të gazit

Qeveria rumune ka vendosur të enjten të bllokojë çdo rritje të çmimeve të gazit vendas për kompanitë që startojnë më 1 korrik, duke cituar një raport të mbikqyrësit të energjisë ANRE që thotë se Rumania ka arritur konvergjencë të çmimeve me tregjet e tjera në rajone.

Çmimet do të mbahen në nivelin e prillit prej 89.40 RON për MWh, me përjashtim të prodhuesve të energjisë termike.

‘Ky është një vendim i qartë. Praktikisht, konvergjenca është bërë, ‘tha Razvan Nicolescu, ministrI i deleguar i energjisë, në një deklaratë.

Sipas të dhënave ANRE, çmimi mesatar i gazit natyror në të gjithë Evropën është vlerësuar të arrijë në 20 euro për MWh në tremujorin e tretë të këtij viti.

Departamenti për energjinë tha se gazi i paguar nga kompanitë rumune është në përputhje me çmimet e parashikuara në qendrat e BE-së, si për korrikun ashtu edhe për tremujorin e tretë të vitit.

Revista Monitor, 27.06.2014