Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi në bazë të cilit MZHE merr përgjegjësinë të sigurojë furnizim të rregullt me energji gjatë procesit zgjedhor të datës 8 qershor. Më këtë rast ministri Ismajli, ka pohuar se memorandumi siguron furnizimin me energji elektrike për nevoja të KQZ-së dhe të gjitha qendrat e numërimit me qëllim të krijimit të kushteve të nevojshme për këtë proces.

“Furnizimi stabil me energji elektrike gjatë procesit zgjedhor është i një rëndësie të posaçme, pasi sigurohet mbarëvajtja e mirë e tërë procesit zgjedhor si test demokratik i vendit“, është shprehur Ismajli.

Na ana tjetër Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka pas nënshkrimit të memorandumit është shprehur se furnizimi me energji elektrike është njeri nga kushtet që KQZ të mund të kryej të gjitha detyrat konform mandatit që ka.

Ndryshe, sipas memorandumit KQZ obligohet që t’i sigurojë MZHE-së skicën e specifikuar të QNR-së, adresat e zyrave të KQZ-së, KKZ-ve dhe listën e të gjitha QV-ve dhe VV me adresa të sakta.

energjia.al 20.05.2014