Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP hap fazën para-kualifikuese për ndërtimet

Kjo është një nga kontratat më të mëdha që TAP planifikon të realizojë. Përzgjedhja e ofertuesve potencialë do të jetë e rreptë…

Trans Adriatic Pipeline (TAP) ka publikuar njoftimin e dytë për kontratë (faza parakualifikuese) për një prokurim të madh për ndërtimet inxhinierike (EPC) në Gazetën Zyrtare të BE-së – the EU Gazette. Qëllimi i kësaj kontrate lidhet me punimet inxhinierike, prokurimet dhe ndërtimin e rreth 760 kilometrave të tubacionit në tokë me diametër 1.2 metra që lidh dy vendet Shqipëri dhe Greqi. Njoftimi aktual është i dyti, pas një njoftimi për ndërtimin e rrugëve dhe urave shqiptare të publikuar në 15 prill 2014. Përveç ndërtimit të gazsjellësit, kontrata do të përfshijë ndërtimin e 32 stacioneve valvolash përgjatë rrugës.

Ndërtimi i gazsjellësit planifikohet të fillojë në vitin 2016 dhe do të ndahet në pesë lote – tre në Greqi dhe dy në Shqipëri. Vlerësim më i lartë i TAP do të jetë 1,800 metra në Shqipëri dhe gazsjellësi do të ndeshë përgjatë gjurmës me shumë rrugë dhe lumenj.

Sipas njoftimit, kompanitë që janë të interesuara në fazën e para kualifikimit për kontratën e ndërtimit të gazsjellësit në tokë duhet të kërkojnë një pyetësor para kualifikimi nga TAP, jo më vonë se 26.05.2014. Vetëm një numër i përzgjedhur kompanish që kanë plotësuar para kualifikimin do të ftohen që të marrin pjesë në fazat e tenderimit të procesit të prokurimeve të TAP për dertimin në tokë të gazsjellësit.

Knut Steinar Kvindesland, drejtor i prokurimeve në TAP, tha: “Kjo është një nga kontratat më të mëdha që TAP planifikon të realizojë. Përzgjedhja e ofertuesve potencialë do të jetë e rreptë. Një kërkesë kyçe, që kontraktorët tanë duhet të përmbushin lidhet me standardet e larta në Shëndet, Siguri dhe Mjedis dhe politikës së TAP për zero dëme.”

Kontraktorët e EPC të TAP do të jenë përgjegjës për të siguruar nënkontraktorë shtesë për të zbatuar pjesë specifike të kontratës, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi shtesë për ekonominë dhe punësimin në rajon.

Njoftimi i ardhshëm për kontratë, që do të publikohet nga TAP në javët në vijim, do të jetë ai për para kualifikimin e kompanive për ndërtimin e stacioneve të kompresorëve.

Parakualifikimi i kompanive për pjesën italiane në tokë do të njoftohet më vonë, si pjesë e një kontrate tjetër.

Linku i njoftimit.

Në prill u rishikua procesi i prokurimeve

Në prill 2014, pas një rishikimi të strategjisë dhe afateve, TAP vendosi të ri-prezantojë procesin e vet të prokurimeve dhe si rrjedhojë filluan proceset e reja të para kualifikimit për mallra dhe shërbime. Procesi i rishikuar synon të japë mundësinë maksimale për furnitorët kombëtarë dhe ndërkombëtare, që të marrin pjesë në projekt. TAP ka inkurajuar të gjitha kompanitë me përvojë domethënëse – përfshirë ato që kanë aplikuar më parë, që të marrin pjesë në raundet e reja të para kualifikimit.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyral nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi i gjatë përafërsisht 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit greko-turk në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të arrijë në brigjet e Italisë jugore.

Trajektorja e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz për disa vende të Evropës JugLindore duke përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë etj. Pika ku TAP hyn në tokë në Itali ofron mundësi të shumëfishta për transportin e mëtejshëm të gazit natyror kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria

TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së tij;ai do të jetë një burim kryesor për investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe nuk ka varësi nga grantet ose subvencionet. Pas shitjeve të para në Gjeorgji dhe Turqi të targetuara për fundin e vitit 2018, prurjet e para të gazit në Evropë do të ndodhin pas rreth një viti.

Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (16%), Total (10%), E.ON (9%) dhe Axpo (5%).

Revista Monitor, 12.05.2014