Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkelje në tenderin e KOSTT

Gjykata e Tenderëve gjen parregullsi edhe te çmimi më i ulët; OSHP-ja: Nuk u respektuan procedurat e prokurimit.

Lidhur me procedurën e prokurimit të tenderit “Shërbimet e sigurimit fizik të objektit të KOSTT-it” dhe të gjitha procedurat për këtë tender të kthehen në ritenderim ka vendosur Gjykata e Tenderëve.

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ka vendosur të anulojë vendimin e Autoritetit Kontraktues, gjegjësit Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut sh.a (KOSTT), lidhur me procedurën e prokurimit “Shërbimet e Sigurimit Fizik të objektit të KOSTT-it” dhe të gjitha procedurat për këtë tender t’i kthejë në ritenderim. Ky vendim i Bordit të OSHP-së ka ardhur pas një ankese që e ka bërë operatori ekonomik “Delta Security” lidhur me procedurat e tenderimit, e cila ishte aprovuar nga OSHP-ja. Operatori ekonomik “Delta Security” kishte adresuar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik me pretendimin se Autoriteti Kontraktues (KOSTT), kishte bërë shkelje esenciale të dispozitës së Ligjit për Prokurim Publik, te neni 7, 28, 59, dhe 60 i LPP-së, respektivisht barazia në trajtim, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve dhe kriteret për dhënie të tenderit.

Kosova Sot, 11.05.2014