Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mësuesit të faktojnë se kanë paguar energjinë

Mësuesit e shkollave dhe edukatoret e kopshteve duhet të faktojnë para drejtorit se i kanë paguar faturat e energjisë elektrike. Drejtoria Arsimore e Tiranës i kërkon drejtuesve të shkollave të kërkojnë nga stafi fotokopje të librezës se dritave dhe të verifikojnë nëse ata i kanë bërë pagesat për tre muajt e pare të vitit 2014.

Ky urdhër bazohet në vendimin e nxjerrë me 28 shkurt nga Task-Forca e posaçme ngritur për përmirësimin e nivelit te arkëtimeve dhe uljen e nivelit te humbjeve në sistemin e energjisë elektrike. Informacioni qe do te marrin nga mësuesit dhe edukatoret duhet të kthehet në shkresë zyrtare dhe duhet të dorëzohet brenda datës 28.04. 2014. Drejtoria Arsimore i kujton vartësve në shkolla se “moszbatimi i këtij urdhri i ngarkon me përgjegjësi”.

Gazeta Shekulli, 24.04.2014