Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Industria nxjerrëse të rehabilitojë mjedisin

Ministri i Mjedisit Lefter Koka merr pjesë në Forumin me temë “Promovimi i nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse dhe përfitimi i komuniteteve”. Gjatë këtij forumi të organizuar nga EITI (Extractive Industries Transparency Initiative), Ministri Koka u shpreh se:“Investimet në industrinë nxjerrëse dhe përpunuese janë të mirëpritura në vendin tone, por, njëkohësisht, kompanitë duhet të kompesojnë dëmin e mundshëm ndaj mjedisit duke kontribuar në rritjen e sipërfaqeve në pyje, duke u angazhuar në mbjellje dhe duke shtuar zonat e gjelbërta.

Duke synuar mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit, ftoj kompanitë të angazhohen maksimalisht në rehabilitimin në mënyrë progresive të zonës në të cilën operojnë duke e rikthyer mjedisin e dëmtuar në gjendjen e mëparshme natyrore”.

Ministri i Mjedisit vlerësoi rolin e EITI-t si tejet të domosdoshëm pasi siguron raporte të drejta dhe transparente midis shtetit, kompanive, dhe shoqërisë civile, në mënyrë që asnjë proces të mos pengohet por të gjithë të kontribuojnë sëbashku në të mirë të vendit dhe komunitetit.

energjia.al 25.04.2014