Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sindikatat e energjitikës për pushimet nga puna

Deklaratë e përbashkët

Federata Sindikale e Punonjesve te Industrise se Shqiperise(FSIPSH)

Sindikata e Pavarur e Punonjesve te Elektroenergjetikes se Shqiperise (SPPESH)

Sindikata e Pavarur e Punonjesve te Energjetikes se Shqiperise (SPPESH) dhe Federata Sindikale e Punonjesve te Industrise se Shqiperise (FSIPSH) eshte njohur, ne daten 23 Prill 2014, me nje deklarim te Presidentit te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise (BSPSH), z. Gezim Kalaja, bere ne Tryezen e Rrumbullaket “Ku po shkon Shqiperia”, te mbajtur nga Partia Demokratike e Shqiperise, sipas te ciles, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare “ka pushuar nga puna te gjithe kryetaret e sindikatave ne veri te vendit, kryesisht ne HEC-e”.

Ne emerte institucionevqe perfaqesojme ne menyre te ligjshme, deklarojme me pergjegjesi te plote se lajmi i perhapur ne publik nuk eshte i vertete.

Ne te gjithe sektoret e kesaj koorporate, punonjesit e te ciles jane anetare te grupimeve tona sindikaliste, nuk ka pasur asnje pushim nga puna me urdher, asnje pushim kolektiv.

FSIPSH dhe SPPESH, duke respektuarte gjitha aktet ligjore ne fuqi, ne frymen e vullnetit te mire dhe bashkepunimit reciprok, kane nenshkruar kontraten kolektive te punes, me nr. 1524 prot, date 27.03.2013, nje akt nga i cili buron marredhenia ligjore me Shoqerine Anonime KESH sha dhe e cila ka sherbyer per te zgjidhur te gjitha problemet ne marredheniet punedhenes-punemarres.

Ne emerte organizatave te punemarresve qe perfaqesojme, garantojme mbrojtjen e interesave te te gjithe anetareve te saj dhe hedhim poshte abuzimet qe vijne per pushime te pa verteta kolektive nga puna.

energjia.al 24.04.2014