Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rumania do të eksportojë energji në Shqipëri

Rumania do të eksportojë një miliard euro energji elektrike në vit në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga mediat Rumune, të cilat njoftojnë për kontratën e rënë dakord mes ministrit rumun të ekonomisë Konstantin Nita dhe homologut të tij shqiptar Arben Ahmetaj.

Sipas burimeve të mediave rumune, kontrata parashikon eksportin e sasisë prej 2.5 kilovat energji për ore në vit ndërkohë që detajet e marrëveshjes pritet të diskutohen.

“Ne biseduam me delegacionin shqiptar në lidhje me nevojën për të rritur nivelin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Një pikë e rëndësishme në rendin e ditës të diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën e energjisë, ekspertiza e Rumanisë dhe përvoja në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, duke u vlerësuar shumë nga delegacioni shqiptar. Në këtë drejtim, ka potencial për përfshirjen e kompanive rumune në zhvillimin e projekteve në tregun shqiptar, fushat prioritare janë ato të: ndërtimit të hidrocentraleve, infrastrukturës rrugore, bujqësia, industria e tekstilit. Në të njëjtën kohë, për Rumaninë është një mundësi për të përfituar nga prodhimi i tepërt i energjisë, duke e shitur atë në tregun shqiptar. Prodhuesit e energjisë ne Rumani kanë mundësinë për t’u bërë aktive në tregun rajonal, duke kapitalizuar prodhimin e tyre të energjisë me çmime konkurruese, “-citohet ministri rumun, Constantin Nita.

Balkan Web, 24.04.2014