Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Peleshi: Drejt ndarjes paqësore me çekët e CEZ

Ekonomia ka qenë në fokus të premtimeve që sollën në pushtet qeverinë Rama. Energjetika, investimet dhe rritja ekonomike drejt shterimit janë vetëm disa nga problemet që kërkuan ndërhyrje të menjëhershme. 7 muaj me pas, çfarë po bën Task Forca e energjisë, si do te zgjidhet konflikti me CEZ dhe a do të ndryshojë çmimi? Çfarë do të ndodhë me reformën administrative dhe si do të zhvillohen rajonet e vendit? Si do të thithen investimet e huaj dhe çfarë do të ndodhë me privatizimet dhe koncensionet? Për tu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve i ftuar në emisionin “Të besh ekonomi”, i ftuar zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Problematika të mëdha në sektorin energjitik, problematika të mbartura. Pse një Task Forcë në sektorin energjitik? A do i zgjidhë kjo Task Forcë të gjitha problemet?

Pikërisht për shkak se problematikat janë të mëdha na detyroi që përveç politikave komplekse për të reformuar në tërësi sektorin mund të krijojmë edhe një instrument I cili ka të bëjë në fakt me zgjidhjen në afat të shkurtër të sa më shumë problemeve që do të mundet. Nuk e kemi pretenduar asnjëherë që task forca do të jetë zgjidhja shteruese e gjithë problemeve që sektori energjitik ka. Task forca do të ketë një mandat përgjatë gjithë vitit 2014. synon nga njëra anë të rritë ndërgjefgjësimin përmes presionit institucional pozitiv. Jo thjesht dhe vetëm të çezit si korporatë por edhe të iinstitucioneve të tjera siç janë Drejtoria e Policisë, prokuroria, gjykatat. Fatura e energjisë elektrike është titull ekzekutiv pra ëhstë e barabartë me një vendim gjykate.

Ju keni bërë ndryshimet në kod sëfundmi duke vendosur edhe …

Ato janë ndryshime të tjera që i japin më tepër forcë, rritin presionin ligjor ndaj abonentëve të cilët do të jenë edhe më të presuar për të paguar faturat. Por dua ta them që në fillim se nuk është thjesht dhe vetëm presioni apo mirmenaxhimi i mbledhjes së faturës së dëtyrimeve apo i masave ndëshkuese ndaj atyre që e vjedhin energjinë elektrike. Raporti që shqiptarët kanë ndaj detyrimeve energjitike dhe me detyrimet shtetërore në përgjithësi është edhe raport I deformuar ehde në planin kulturor. Pagimi i detyrimeve ndaj shteti përveçse ëhstë një detyrim ligjor nuk është një humbje.

A kanë dhënë rezultat këto masa emergjente që keni marrë deri tani?

Task Forca po punon shumë seriozisht madje që në fillim të vitit kur u krijua derivoi në krijimin e disa njësive operative në bazë qarku që drejtohen nga prefektët dhe mblidhen në mënyrë periodike. Pra si proces funksionon, edhe rezultatet deri tani janë të kënaqshme relativisht. Kemi uluer më shumë se 4% humbjet e energjisë elektrike. Arkëtimet për tre muajt e parë janë rritur në total me 22 milionë dollarë. Ne synojmë të shkojmë poshtë nivelit 35% të humbjeve në fund të tremujorit të dytë.

Po në fund të vitit kur të përfundojë puna e Task Forcës ka ndonjë objektiv?

Ka objektiva paraprake, jo një objektiv final. Duam të shkojmë rreth 30% niveli I humbjeve.

Padyshim që në nivelin e ulët të arkëtimeve që janë shënuar gjatë periudhave të mëparshme është një pjesë e kanë fajën edhe institucionet shtetërore me faturat e papaguara. Është marrë masë në këtë drejtim do shlyhen? Ka një shifër qeveria se sa është ky borxh dhe një afat se kur do të shlyet ai?

Së pari të mund të jemi të besueshëm dhe të zgjojmë një ndërgjegje tjetër tek qytetarët ne duhet të japim moral task forcës, cez dhe qeverisjes dhe që të japim moral duhet që fillimisht të parët institucionet shtetërore apo dhe nënpunësit e administratës shtetërore do të duhet të jenë modelet, shembujt, kampionët e pagimit të këtyre detyrimeve.

Së dyti ne nuk mund të pranojmë dot, madje dhe një qytetar i thjeshtë presionin ndaj tij për të paguar faturën ndërkohë që dhjetra qindra biznese e vjedhin energjinë elektrike për qëllim fitimi.

E bëtë këtë diferencim edhe në ndryshimet në kod ku keni vënë dënime të ndryshme, tre vjet për qytetarët dhe 5 vjet për bizneset në rast se vjedhin enerigjinë. Nëse do të riktheheshim tek institucionet, sa ëhstë borxhi, a keni një shifër dhe kur parashikohet që të shlyhet?

Ne kemi punuar edhe në nivel rajonal me të gjitha institucuionet shtetërore, kemi mbledhur jo vetëm e ço institucioni ndaj CEZ por edhe kemi bër skanimin me të drejtë të të gjithë nënpunësve të administratës shtetërore të cilërt paguajnë dhe kush nuk i paguan detyrtimet ndaj shtetit. Numri i debitorëve ishte befasues, madje dhe vet brenda CEZ-it dhjetra e dhjetra punonjës nuk paguanin faturën e energjisë elektrike.

Po përsa i përket institucioneve shtetërore, janë të gjitha ministritë papo kryeministria sipas të dhënave tuaja?

Kemi trashëguar borxhe të mëdha të të gjitha institucioneve shtetërore edhe të niveleve të larta të institucioneve. Ne jemi duke punuar për të bërë një zerim në kuptimin jo të faljes por të shqyerjes të të gjitha detyrimive që institucionet shtetërore kanëndaj CEZ-it. Kemi filluar me njophjen e këtij borxhi sepse ishte një borxh I fshehur. Tani po punojmë me intesitet edhe me ndryshime ligjore të veçanta të qeverisë për të detyruar institucionet shtetërore dhe nënpunësit e administratës shtetërore të paguajnë faturën e energjisë elektrike.

Sa është borxhi?

Nuk mund të them një shifër fundore për borxhin , ai zë një peshë shumë të rëndësishme në totalin e borxhit, e debitorëve ndaj CEZ-it. Ne jemi duke punuar për një paketë masash që do të kondicionojë një pjesë të shërbimeve publike, jo çdo shërbim me pagimin e faturës së energjisë elektrike.

Cilat do të jenë shërbimet të cilat do tu privohen?

Ka një kufizim, nuk mund të them privim. Mund tu them vetëm dy- tre shembuj. Një kompani debitore në CEZ nuk mund të marrë pjesë në një prokurim publik. Nuk mund të lejojmë më që të kryhen trasaksione hipotekore nëZyrën e Rregjistrimit të Pasurive të patundshme të objekteve për të cilat nuk është paguar fatura e energjisë elektrike. Ndryshimi inovativ që do të bëjmë në këtë kontekst ëhstë që do ta lidhim detyrimin e faturës së energjisë elektrike ndaj cezit jo me personi, jo me subjektin por me objektin. Nuk po përgatsim ndonjë paketë masash të tmerrshme që do të bllokojë të gjitha shërbimet.

Kur pritet të kalojë kjo paketë masash në qeveri? Ju thatë që është ende në diskutim e sipër?

Është në diskutim e sipër dhe besoj në pak javët në vijim do të kalojë.

Padyshim që zgjidhja e situatës në sektorin energjitik kërkon zgjidhje e konfliktit të hapur me çekët pasi në fund të fundit edhe ligjërisht ata mbeten pronarët e kompanisë së shpërndarjes së enerigjisë. Ka pasur avancime kohët e fundit në negociatat me çekët e CEZ?

Ne e gjetëm situatëne raporteve të shtetit shqiptar me CEZ-in në kushtete arbitrazhit pasi qeveria e kaluar nuk e kishte konsumuar të drejtën dhe mundësinë e zgjidhjes me negocim dhe në marrëveshje para se çështja të shkonte në arbitrazh. Arbitrazhi nuk ëhstë një zgjidhje e preferuar as për ne as për palën tjetër. Fundin nuk e parashikojmë dot se si mund të jetë plus që e stërzgjat zgjidhjen e problemit në kohë. Ne shfrytëzuam një hapësirë ligjore dhe për hir të së vërtetës edhe vullnetin e palës çeke për të të rihapur negociatat për zgjidhjen me marrëveshje të kësaj mosmarrveshje.

Kur pritet të zgjidhet me marrëveshje?

Nuk dua ta lë flu por gjithësesi për sa kohë nuk ka një marrëveshje të finalizuar nuk mund të them më shumë se kaq por mund të them që janë kryer disa negociata dhe tani jemi në dy propozime njëri nga pala zhqiptare dhe njëri nga pala çeke të cilët nuk është se janë të përputhur ende por nuk janë larg njëri-tjetrit.

200 milionë euro ka kërkuar kompania çeke CEZ si dëmshpërblim për Shqipërinë. Pikërisht te kjo shumë është ajo mospërputhja e dy pretendimeve?

Nuk mund të flas për shifra , madje nuk jam edhe vet pjesë e grupit negociator por mund tu them atë që sapo thash që nuk është se jemi shumë larg në propozimet. Shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet pa shkuar në arbitrazh. Ne edhe mund ta fitojmë arbitrazhin por nga ana tjetër kjo do ta zgjaste në kohë dhe do të mbante larg zgjidhje të mundshme me apo pa pjesëmarrjen e investitorëve të tjerë vendas apo të huaj, privatë apo publik të interesuar për sektorin.

Mbetet problematike edhe situata aktuale në sektorin energjitik, ka pasur mungesë reshjesh, diet që situata energjitike vendase ështëe varur nga kushtet e motit. I ka marrë masat qeveria shqiptare për të siguruar të gjitha fonte e nevojshme për të importuar energji nëse do të duhet?

Qeveria shqiptare ka marrë masat që çdo lloj krize në sektor të mos reflektohet te dritat e qytetarëve. Ne kemi marrë masat që energjia elektrike gjatë këtij viti të vështirë edhe për shkak të thatësisrës të mos ndihet nga qytetarët dhe nga biznesi. Pra të sigurojmë furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike. Ne nuk jemi duke konsideruar opsionin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për të mbuluar gropat e mëdha që ky sektor ka ku firojnë rreth 200 milionë dollarë në vit për shkak të humbjeve. Ky sektor ishte lënë në rënie të lirë nga qeveria e kaluar.

Do marrim kredi të reja nga Banka Botërore dhe BERZH për investime në rrjetin energjitik?

Jemi duke negociuar me sukses kemi angazhim dhe premtim pozitiv nga Banka Botërore në kushte shumë të favorshme. Duhet tju them se edhe BE është duke diskutuar mundësinë e inovacionit.

Ju thatë pak më parë që ne nuk do të prekim çmimin e energjisë elektrike. ERE eështë shprehur se do të ndryshojë struktura e çmimit dhe tarifës që nënkupton heqje të mundshme të fashës prej 300 kw. A është duke ndodhur kjo dhe nëse po a do ndikojë kjo në rritjen e çmimit për qytetarët që kanë konsumuar deri në 300 kw?

Qytetari nuk ka për ta ndjetrë as të hapur dhe as të fshehur çdo lloj skeme apo opsioni që do të aplikohet në formulen e faturës së energjisxë elektrike. Pra edhe në qoftë se do të ndodhte heqja e fashës për arsye jo që kanë të bëjnë me rritjen e çmimit në mënyrë të fshehur natyrisht që kjo do ti rimbursohej në mënyrë të drejtëpërdrejtë qytetarit si opsion. Nuk mund të them që kjo është ajo që do të ndodhë.

Ka qenë problematike situata në operatorët në sektorin energjitik mes CEZ shpërndarje dhe KESH. Do ketë një zgjidhje dhe për këto? Pasi aktualisht KESH-i ashtu siç kanë deklaruar edhe drejtuesit e qeverisë është në krizë.

Në fakt imponimi i çmimit të KESH-it me të cilin i shitet CEAZ-it energjia elektrike për mendimin tim është fillimi i shkatërrimit të këtij sistemi. Është pikërisht burimi se ku është gjeneruar gjithë kjo situatë pothuajse kolapsi dhe falimenti në Shqipëri. Mos më kërkon I të jap një zgjidhje të veçuar për këtë pyetje por më duhet të them që reforma, politika e re energjitike është shumë komplekse dhe detyrimisht që një pjesë e rëndësishme saj është zgjidhja e këtij nonsensi e korporatës energjitike të KESH-it e cila në të kundërt do të vazhdonte ta groposte sektorin gjithnjë e më thellë.

Task forca ka deklaruar në fillim kur u mblodh se do të kishte raportime çdo muaj përsa i përket ecurisë. Sikur nuk i kemi parë kaq të shpeshta. Do të vazhdoni të jeni më i pranishëm përsa i përket rezultateve edhe në kuadër të këtyre reformave drastike që po merren?

Patjetër që po. Ne rezultatet e tremujorit qoftë dhe të detajuara në përqindje apo kuota apsolute të arkëtimeve i kemi, i vemë në dispozicion të publikut, të medias në çdo kohë.

Balkan Web, 23.04.2014